Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes ka reaguar ndaj një postimi në rrjetet sociale të kryediplomatit izraelit, Yisrael Katz, duke u shprehur se "personi në fjalë ka humbur prej kohësh cilësinë e tij si bashkëbisedues".

Në deklaratën me shkrim të MPJ-së turke thuhet se ashtu si më parë, Türkiye edhe në të ardhmen do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen më të fortë për palestinezët.

Në deklaratë rikujtohet se ministri i Jashtëm izraelit "e ka bërë zakon të bëjë postime të nivelit të ulët, plot me shpifje dhe gënjeshtra" që vendosin në shënjestër Türkiyen dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Ministri i jashtëm izraelit Katz ka shpërndarë në llogarinë e tij në median sociale një postim që përmban shpifje dhe fyerje të cilat shënjestronin presidentin Recep Tayyip Erdoğan./aa