Kompania kuvajtiane "Kuwait Petroleum" njoftoi se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua pranë ishullit Faylake në lindje të vendit.
Në deklaratën e kompanisë thuhet se një sasi e madhe nafte dhe gazi u zbulua në një fushë pranë ishullit Feyleke.
Sipas vlerësimeve fillestare, rezervat e hidrokarbureve të zbuluara në një fushë prej 96 kilometrash katrorë janë afërsisht 2.1 miliardë fuçi naftë e lehtë dhe 5.1 trilionë kub gaz natyror.
Rezerva e zbuluar e naftës korrespondon me prodhimin 750-ditorë të Kuvajtit, i cili prodhon afërsisht 2.8 milionë fuçi naftë në ditë, sipas të dhënave të OPEC-ut./aa