Njoftohet se numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 është rritur në 620.

Në njoftimin me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze u dha informata mbi këtë temë.

“Numri i dëshmorëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori për shkak të plumbave të pushtuesve është rritur në 620”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se 145 nga ata që kanë vdekur janë fëmijë dhe 9 janë gra.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i palestinezëve të ndaluar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor dhe Kuds gjatë kësaj periudhe arriti në 10 mijë, ndërsa mbi 5 mijë palestinezë u plagosën.

Që kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, të paktën 39.677 palestinezë humbën jetën dhe 91.645 persona u plagosën./aa