Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga skuadra e xhudos së Kosovës, që arriti të fitojë medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Rama u shpreh i lumtur dhe krenar që është miku i tyre dhe që nderojnë Kosovën botërisht dhe i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
Ekipi olimpik i Kosovës arriti të fitojë dy medalje olimpike në Paris 2024. Kampionia olimpike nga Tokio 2020, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj./ata