Këshilli për Legjislacionin do të zhvillojë në datën 27 gusht një mbledhje jashtë sesionit parlamentar, ku do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Përmes një njoftimi për shtyp nga Kuvendi bëhet e ditur se në datën 27 gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin.

Mbledhja është thirrur me urdhër të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Këshilli për Legjislacionin do të shqyrtojë vendimin nr. 55, datë 10 korrik 2024, të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike kërkoi një ditë më parë mbledhjen urgjente të Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës./ata