Një tërmet me magnitudë 7,1 ballësh ka ndodhur në brigjet e prefekturës Miyazaki në jugperëndim të Japonisë.
Në deklaratën e bërë nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA), u njoftua se ka ndodhur një tërmet me magnitudë 7,1 ballë në brigjet e provincës Miyazaki në jugperëndim të vendit në orën 16:43 me orën lokale.
Në deklaratë bëhet e ditur se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 30 kilometrash.
Autoritetet japoneze lëshuan gjithashtu një paralajmërim për cunami për prefekturat Kochi dhe Miyazaki.
Nuk dihet ende nëse nga tërmeti ka pasur dëme në jetë apo materiale./aa