Koncertet që pritej të mbante këngëtarja e njohur amerikane Taylor Swift në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, u anuluan pasi dy persona u ndaluan për shkak të shqetësimeve për "sulm".

Policia në Vjenë arrestoi dy persona për të cilët dyshohet se po "planifikonin sulme" në disa ngjarje, duke përfshirë koncertet e Swift.

"Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të anulojmë tre koncertet e planifikuara për sigurinë e të gjithëve", thuhet në deklaratën e bërë në rrjetet sociale nga "Barracuda Music", organizatori koncerteve.

Në deklaratë thuhet se biletat e koncertit do të kthehen brenda 10 ditëve të punës.

Drejtor i Përgjithshëm i Njësisë së Sigurisë Publike të Austrisë, Franz Ruf, tha se ata ishin në dijeni të përgatitjeve për një sulm të mundshëm dhe pretendoi se njëri nga të dyshuarit e arrestuar ishte i lidhur me organizatën terroriste DAESH./aa