Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi i ka dërguar një letër ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili deri në fund të korrikut mbajti detyrën e ministrit të Brendshëm.

Piantedosi shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin konstruktiv që kanë pasur dy ministritë.

“I nderuar koleg, me rastin e ndërrimit tuaj në krye të Ministrisë së Brendshme, dëshiroj t’ju përshëndes duke ju shprehur mirënjohjen time më të sinqertë për bashkëpunimin konstruktiv që kemi zhvilluar midis dy dikastereve tona, i cili ka sjellë arritjen e objektivave të rëndësishme: një mbi të gjitha, nënshkrimin e Protokollit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, shkruan Piantedosi.

Ai shprehet se, ka qenë një kënaqësi e vërtetë të ndante me Ballën vizione dhe strategji mbi sfidat kryesore që paraqet konteksti aktual ndërkombëtar./ata