Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu priti këtë javë në takime të veçanta ambasadorët dhe atashetë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Temë kryesore e takimeve ishte fuqizimi operacional i Forcave të Armatosura duke çuar më tej modernizimin e mjeteve, pajisjeve, armatimeve dhe sistemeve në funksion të misioneve ushtarake dhe civile.

Me diplomatët dhe ushtarakët aleatë, ministri Pirro Vëngu rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbeshtetje të Aleancës në përballimin e rreziqeve në kufijtë e saj lindorë dhe jugorë duke shprehur gjithashtu solidaritet efektiv dhe të gjithanshëm me Ukrainën./ata