Islam Dudaev është treguar i frikshëm në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike. Mundësi nga çeçenia i cili përfaqëson Shqipërinë në kategorinë 65 kilogramë, mposhti në 1/8 me rezultatin e thellë 10-0 kundërshtarin Akazaëa nga Ishujt Samoa.
Për rrjedhojë Dudaev tani ka kaluar në çerekfinale ku pas pak çastesh do ketë ndeshjen dhe mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale. Nëse ia del do jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, teksa po gjatë ditës së sotme Valiev fitoi në rikualifikim dhe është një ndeshje larg medaljes së brozntë, që do ishte e para për Shqipërinë në Lojërat Olimpike./Shqiptarja