Drejtoresha e re e Kadastrës, Dallndyshe Bici e quajti sfidë të madhe drejtimin e këtij institucioni.
“Është një sfidë e madhe dhe shpresoj të bëj më të mirën e mundshme. Është edhe privilegj të jem në shërbim të qytetarëve”, deklaroi ajo në ceremoninë e prezantimit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Bici renditi zgjidhjen e problemeve të vjetra dhe dixhitalizimin si prioritete.
“Me mbështetjen tuaj shpresoj të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion, si zgjidhja e problematikave të vjetra dhe dixhitalizimi”, tha ajo.