Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Dibër. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar pranë një përroi.

 

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i makinës 18-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Melan, disa metra në afërsi të rrugës nacionale.