Qeveria britanike pritet që të ndalojë TikTok-un nga celularët e punës në kabinetin e saj.
Siç raporton Sky News, ministri Oliver Dowden do të bëjë një deklaratë në Parlament këtë pasdite ku edhe pritet që të konfirmojë ndalimin e aplikacionit në pronësi të një kompanie kineze.
Kujtojmë se aplikacioni për ndarjen e videove ka qenë së fundi nën kontrolle gjithnjë e më të shpeshta mbi sigurinë dhe privatësinë e të dhënave. Kjo pasi ekziston shqetësimi se mund të përdoret për të promovuar pikëpamjet pro-Pekinit ose për të mbledhur të dhëna të përdoruesve.
Komisioni i BE-së dhe më shumë se gjysma e shteteve të SHBA-së dhe Kongresi kanë vendosur tashmë ta ndalojnë TikTok-un në pajisjet e punës.