Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, ka pretenduar se një duzinë dronësh ukrainas janë rrëzuar mbi vendin e tij gjatë natës.

Duke folur në një konferencë për media në Minsk, Lukashenko tha se dronët u zbuluan dhe u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në Bjellorusinë jugore.

“Ne dyshojmë se këto ishin dronë sulmues. Duke shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, ata fluturuan nga Ukraina”, tha ai.

Forcat e mbrojtjes ajrore bjelloruse, tha Lukashenko, janë vënë në gatishmëri luftarake pasi “Ukraina vazhdimisht ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë”.

“Forcat e mbrojtjes ajrore u vunë në gatishmëri të plotë për t’i kapur objektivat. Kishte rreth një duzinë prej tyre. Avionë dhe një helikopter u ngritën. Gjithashtu mjetet e sistemeve të raketave të shumta u vendosën në gatishmëri të lartë”, tha ai.

Sipas presidentit bjellorus, radarët zbuluan më shumë dronë që po shkonin drejt qytetit rus Smolensk, por më pas ndryshuan drejtim dhe fluturuan në qytetin Yaroslavl.

Ai theksoi se ushtria bjelloruse paralajmëroi homologët e tij rusë për kërcënimin dhe të gjithë dronët u rrëzuan me sukses nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore./aa