Klubi anglez Chelsea ka transferuar sulmuesin portugez 24-vjeçar Joao Felix nga klubi spanjoll Atletico Madrid.

"Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Joao Felix nga Atletico Madrid", qëndron në deklaratën e publikuar në uebfaqen e klubit anglez.

Sipas njoftimit, me futbollistin e kombëtares portugeze është nënshkruar një kontratë 7-vjeçare.

Joao Felix shënoi 10 gola dhe 6 asistime në 44 ndeshje për Atletico Madridin sezonin e kaluar./aa