Kylian Mbappe la fushën e lojës në minutën e 20-të të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Montpellier, dhe tani skuadra pariziane është e shqetësuar sepse më datë 14 shkurt ata do të luajnë ndeshjen e parë të xhiros së 16-të në Champions League ndaj Bayern Munich.

 

Pas një përplasje me Leo Leroy, Mbappe preku disa herë anën e majtë të këmbës dhe pak më vonë, kërkoi një zëvendësim, ku Ekitike u aktivizua në vend të tij. Gjendja e francezit pritet të vlerësohet.Menjëherë më pas, në minutën e 31-të, për PSG doli edhe Sergio Ramos pas një përplasjeje kokë më kokë me Stephy Mavididi.