Juventusi ka shpresa të mëdha se 15 pikët do i rikthehen dhe këtë gjë e konfirmon dhe një deklaratë e thënë së fundmi nga trajneri Allegri në prag të duelit ndaj Sampdorias.

“Në pamje të parë, Sampdoria duket e përballueshme, por në rezultatet e fundit kanë humbur shumë, është një sfidë shumë e rëndësishme. Për herë të parë mund të dalim të dytët në renditje, sepse kemi 50 pikë. E them dhe e përsëris. Kemi shansin të shkojmë tre pikë mbi Interin.

Pogba është i disponueshëm, nuk është se ndëshkohet gjithmonë për vonesë. Nuk kam vendosur ende për formacionin: Perin dhe Vlahovic do të luajnë me siguri. Më duhet të vendos mes Paredes dhe Barrenechea dhe nesër në mëngjes do të vlerësoj energjitë e lojtarëve.

Do rikthehen De Sciglio dhe Iling. Di Maria do të pushojë dhe do të jetë në dispozicion të enjten. Shpresojmë që Milik të jetë gati për ndeshjen kundër Interit”, deklaroi Allegri.