Fotot e Lionel Messit dhe të vogëlushit Lamine Yamal u rishfaqën pikërisht kur Yamal u bë lojtari më i ri ndonjëherë në Kampionatin Evropian që po vazhdon të luajë në Gjermani.

Fotot janë realizuar për një kalendar bamirësie në vitin 2007, kur 20-vjeçari i atëhershëm Messi, i njohur tashmë si një nga lojtarët më të rëndësishëm të brezit të tij, u fotografua rastësisht me Yamalin e vogël.

Një nga fotot e harruara u rishfaq pasi babai i Yamal e postoi në Instagram me tekstin ”fillimi i dy legjendave”.

Seti fotografik u zhvillua në dhomën e zhveshjes së vizitorëve në ”Camp Nou” në Barcelonë në vjeshtën e vitit 2007, kur Yamal ishte vetëm disa muajsh.

Lojtarët e Barcelonës pozuan me fëmijët dhe familjet e tyre për foto si pjesë e një organizimi vjetor bamirësie nga një gazetë lokale dhe UNICEF.

Joan Monfort, i cili mbikëqyri fotosesionet, tha se ndodhi që Messi të ishte me familjen e Yamal.

Nëna e Yamal është pranë Messit dhe foshnjës në një nga fotot./DW