Sekretari i Shtetit (Kryeministri) i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, deklaroi se i shprehu Presidentit iranian, Massoud Pezeshkian, shqetësimin serioz të Vatikanit për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për dialog për të shmangur përhapjen e konfliktit.

Në deklaratën me shkrim të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, thuhet se Kardinali Parolin dhe Presidenti Pezeshkian kanë pasur një bisedë telefonike mëngjesin e sotëm.

"Ndërsa Kardinali Parolin uroi Presidentin Pezeshkian për marrjen e detyrës, ata diskutuan çështje me interes të përbashkët. Kardinali shprehu shqetësimet serioze të Vatikanit për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke përsëritur se duhet marrë çdo masë paraprake për të shmangur përhapjen e këtij konflikti të rëndë që vazhdon dhe deklaroi se në vend të kësaj duhet të preferohet dialogu, negociatat dhe paqja", thuhet në deklaratë./aa