Presidentja Vjosa Osmani uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe që kjo ditë të kalojë me atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

 

 

Osmani tha se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritetin njerëzor, një trashëgimi e bartur ndër breza.

 

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin!”, uroi Osmani.