Autoritetet turke kanë konfirmuar se 17 terroristë të PKK-së u neutralizuan përmes operacionit ajror të ndërmarrë në zonën e operacionit "Kthetra-Kyçi" në veri të Irakut.

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes, thuhet se Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë pa ndërprerë operacionet e tyre në veri të Irakut për sigurinë e kufijve, qetësinë dhe sigurinë e rajonit.

Në deklaratë theksohet se ushtarët turq treguan heroizëm të paharrueshëm në rajonin "Kthetra-Kyçi (Pençe-Kilit)", kanë shkatërruar strofullat e terroristëve në terrenet më të rrezikshme dhe më të vështira dhe luftojnë për të zhdukur organizatën terroriste PKK nga rajoni.

"Me operacionin e suksesshëm ajror të kryer në zonën e operacionit 'Kthetra-Kyçi' u neutralizuan edhe 17 terroristë të PKK-së. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha forcat tona, pa u ndalur dhe pa u lodhur për dëshmorët tanë, për kombin tonë, për atdheun tonë të dashur. Terroristët nuk do të mund t'i shpëtojnë përfundimit që i pret", thuhet në deklaratën e ministrisë./aa