Në “Bernabeu” u zhvillua një sfidë emocionuese, e vendosur nga dy super gola të Vinicius Jr dhe De Bruyne. Goli i mesfushorit belg, në minutën e 67-të, ka sjell shumë polemika pas ndeshjes, teksa video të ndryshme tregojnë se goli duhej anuluar pasi topi kaloi vijën anësore gjatë këtij aksioni.

 

 

 

Carlo Ancelotti ishte shumë pranë ku topi i kapur nga Bernardo Silva kaloi vijën, italiani protestoi për këtë episod çka solli më pas dhe ndëshkimin me karton të verdhë.

 

 

 

VAR nuk ndërhyri në asnjë moment, nuk e mori fare në konsideratë, duke bërë që mediat, por dhe personazhe të futbollit botëror të dilnin kundër gjyqtarit të takimit. Në fakt, nga planet e publikuara duke qartë që topi e ka kaluar plotësisht vijën anësore.