Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u takua sot me Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

“Mezi presim avancimin dhe thellimin e përbashkët të lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në “Facebook” bëri të ditur se Hasani dhe VanHorn u takuan për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

“VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, citohet postimi i Ambasadës./ata