Nga data 1 qershor deri më 11 gusht në të gjitha qendrat shëndetësore verore në vend janë kryer mbi 48 mijë vizita mjekësore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se kudo në Shqipëri, nga veriu në jug, çdo pushues, vendas apo i huaj, ndjehet me i sigurt me kujdesin dhe përkushtimin e ekipeve tona mjekësore në qendrat shëndetësore verore.
“Nga 1 qeshori deri më 11 gusht në këto qendra shëndetësore verore janë kryer 48 668 vizita mjekësore”, theksoi ministrja.
Prej 1 qershorit, për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve po qëndrojnë të hapura 34 qendra shëndetësore verore ose 4 më shumë se një vit më parë, të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil.
Qendrat e reja verore që u çelën për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë”, nënvizoi ajo.
Në veri të vendit po funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera./ata