Shqipëria shkroi historinë në Lojërat Olimpike të Parisit, teksa dy mundësit tanë fituan medaljet e bronzta, duke dhuruar emocione të forta dhe përfunduar kështu pritjen prej gati 50 vitesh të vendit tonë, për marrjen e një medaljeje.

Por cila do të jetë shpërblimi financiar që do të përfitojnë dy sportistët shqiptarë?

Sipas legjislacionit shqiptar, bazuar në suksesin e arritur në Lojërat Olimpike të Parisit, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do të përfitojnë secili nga 50 milionë lekë të vjetra, për medaljet e fituara në këtë eventiment.

Kujtojmë që shpërblimi për fitimin e medaljes së arit është në vlerën 100 milionë lekë, ndërsa për medaljen e argjendtë, 70 milionë lekë.

Shpërblimi për medaljet Olimpike

Vendi i parë – 10 000 000 Lekë

Vendi i dytë – 7 000 000 Lekë

Vendi i tretë – 5 000 000 Lekë

Rekord olimpik 15 000 000 Lekë

/BalkanWeb