Shqipëria do të përballet kundër Italisë në ndeshjen e parë të këtij Europiani. Do të jetë një provë e madhe për kuqezinjtë, ashtu si edhe për “axurrët”. Spaleti nuk e di ende sesi do të përgjigjet ekipi i tij në këtë turne kaq të madh, teksa cilësia e lojtarëve nuk është më e mira e mundshme.

Për më tepër që vuan dëmtimet e dy shtyllave kryesore në mbrojtje, Skalvinit dhe Acerbit. Te Italia e kanë marrë shumë seriozisht Shqipërinë, të paktën stafi dhe lojtarët. Kjo pasi në ambientin e përgjithshëm sportiv fitorja kundër Shqipërisë konsiderohet e sigurtë.

Sa i përket Spaletit, kjo ndeshje është marrë shumë seriozisht, aq sa ka vendosur disa rregulla të forta për lojtarët para këtij takimi. Futbollistëve të Italisë u është ndaluar që të luajnë në Play Station, i është ndaluar çdo lloj argëtimi në mesnatë, u janë ndaluar kufjet dhe njëkohësisht nuk mund të përdorin dot telefonin gjatë masazhit.

Këto rregulla janë komentuar nga shumë ndjekës dhe tifozë të Italisë, që kanë qeshur me vendimin e trajnerit duke mos kuptuar dot shqetësimin e tij kaq të madh për të vendosur kushte të tilla, kur do të luhet ndaj Shqipërisë dhe për ta fitorja është e sigurt. Por përtej cilësive të Kombëtares tonë dhe trajnerit Silvinjo, shqetësimi i madh është edhe për faktin që baza e lojtarëve kuqezinjë janë të Serisë A dhe e njohin shumë mentalitetin e futbollit italian. Frika e madhe e axurrëve është shumë afër të bërit realitet, Shqipëria ka shanse më shumë se kurrë për t’I mundur në një turne kaq madhështor./Tema