Në Spitalin Rajonal Memorial Fier është kryer me sukses ndërhyrja e kompleksitetit të lartë e të vështirë “Whipple”.

Një pacient 72 vjeç me diagnozë tumor i pankreasit, me sëmundje shoqëruese polikistozë renale dhe hepatike, u diagnostikua nga bashkëpunimi i ekipit multidisiplinar shqiptaro-turk të spitalit.

Ndërsa vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit mjekësor, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se “kjo ndërhyrje ka përfunduar me sukses dhe pacienti gëzon shëndet të plotë”.

“Mirënjohje nga zemra ekipit të mjekëve dhe infermierëve: dr. Alti Haxhiu, dr. Frenki Vila, dr. Ali Arslan, anestezist Mario Shehu dhe infermieret Xhesi Hoxha, Fjorida Ago”, u shpreh ajo.

Koçiu theksoi se deri më sot, falë punës së ekipit janë realizuar me sukses mbi 1.000 ndërhyrje kirurgjikale të kompleksitetit të lartë e të vështirë./ata