Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut njoftuan se do të rrisin masat aktuale pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin gjatë muajve të verës.

Sipas lajmit të Yonhap, Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA) ka kaluar në veprim pas rritjes së rasteve të COVID-19 në vend.

Autoritetet deklaruan se do të shtojnë masat e marra për të vënë nën kontroll rritjen e rasteve dhe njoftuan se do të zgjerojnë ekipin e reagimit për të përmirësuar monitorimin e situatës, analizën e infeksioneve dhe menaxhimin e trajtimit dhe furnizimeve të tjera mjekësore.

Gjithashtu autoritetet vunë në dukje se do të takohen me ekspertë më 14 gusht pasi presin që numri i rasteve me COVID-19 në vend të rritet deri në fund të gushtit.

Ishte njoftuar se numri i personave të shtruar në spital për shkak të COVID-19 në Korenë e Jugut në javën e parë të gushtit u rritën 6 herë dhe shkuan në 861.

Autoritetet konfirmuan se procesi i vaksinimit të personave mbi 65 vjeç kundër COVID-19 do të vazhdojë në tetor./aa