Fituesi i UEFA Ligës së Kampionëve, Real Madrid, si dhe fituesi i UEFA Ligës së Evropës, Atalanta, nesër do të përballen për të përcaktuar fituesin e UEFA Super Kupës.

Ndeshja e Super Kupës do të fillojë në orën 21:00 në Stadiumin Narodowy të kryeqytetit të Polonisë, Varshavë.

Real Madrid do të përpiqet që ta fitojë për herë të 6-të këtë kupë, ndërsa Atalanta për herë të parë.

- Real Madrid synon të lë pas Milanin dhe Barcelonën

Para ndeshjes, Real Madrid bashkë me Milanin dhe Barcelonën e kanë fituar këtë kupë nga 5 herë. Ekipi madrilen duke e fituar Atalantën synon të lë pas Milanin dhe Barcelonën.

Në rast se Real Madrid fiton ndaj Atalantës do të jetë ekipi i vetëm që ka në muzeun e klubit më së shumti Super Kupa.

Real Madridi arriti fitore ndaj Feyenoord në vitin 2002, ndaj Sevilla në 2014 dhe 2016, ndaj Manchester United në 2017 dhe ndaj Eintracht Frankfurt në 2022.

- Vitet e fundit ekipet spanjolle fitojnë më së shumti

Skuadrat spanjolle fituan Kupën në 10 nga 15 ndeshjet e fundit të Super Kupës.

Barcelona në vitet 2009, 2011, 2015, Atletico Madrid 2010, 2012, 2018 kurse Real Madrid 2014, 2016, 2017, 2022 janë ekipet spanjolle që i gëzuan tifozat e tyre.

Deri më sot spanjollët fituan 16, anglezët 10 dhe italianë 9 herë Super Kupën.

 

- Deri më tani gjithsej 25 ekipe e kanë fituar

Kupën gjatë historosë e fituan 25 ekipe të ndryshme nga 12 shtete.

Milan, Real Madrid dhe Barcelona e fituan atë nga 5 herë, Liverpool 4, Atletico Madrid 3.

Ndërsa ekipet që e ka në fituar UEFA Super Kupën janë si në vijim:

"Ajax, Anderlecht, Bayern Munich, Chelsea, Juventus dhe Valencia nga dy herë, Aberdeen, Aston Villa, Dinamo Kiev, Galatasaray, Lazio, Manchester United, Mechelen, Nottingham Forest, Parma, Porto, Steaua Bucuresti, Sevilla, Zenit dhe Manchester City nga një herë".

 

- Super Kupa e vitit 1972 nuk u zyrtarizua

Ndeshja e Super Kupës midis klubit holandez Ajax dhe atij skocez Rangers që u luajt në vitin 1972, nuk u vlerësua si zyrtare nga ana e UEFA-s.

UEFA nuk e mbështeti luajtjen e Super Kupës mes dy skuadrave, pasi Rangers, i cili fitoi Kupën e Fituesve të Kupave (emri i asokohshëm i Ligës së Kampionëve) atë vit, u përjashtuan nga kupat evropiane për një vit, si pasojë e veprimeve negative të tifozëve të tyre.

Në fund të dy ndeshjeve të luajtur midis Rangers dhe Ajax me mbështetjen e një gazete, Ajax doli fituese.

Super Kupa iu shtua programit zyrtar të UEFA-s duke filluar nga viti 1973.

 

 

- Ndeshjet e UEFA Super Kupës

Ekipet dhe rezultatet e ndeshjeve të UEFA Super Kupës janë si në vijim:

VitiNdeshjaRezultati
1973Ajax-Milan0-1, 6-0
1975Dinamo Kiev-Bayern Munich1-0, 2-0
1976Anderlecht-Bayern Munich1-2, 4-1
1977Liverpool-Hamburg1-1, 6-0
1978Anderlecht-Liverpool3-1, 1-2
1979Nottingham Forest-Barcelona1-0, 1-1
1980Valencia-Nottingham Forest1-2, 1-0
1982Aston Villa-Barcelona0-1, 3-0 (koha shtesë)
1983Aberdeen-Hamburg0-0, 2-0
1984Juventus-Liverpool2-0
1986Steaua Bucuresti-Dinamo Kiev1-0
1987Porto-Ajax1-0, 1-0
1988Mechelen-PSV3-0, 0-1
1989Milan-Barcelona1-1, 1-0
1990Milan-Sampdoria1-1, 2-0
1991Manchester United-Crvena Zvezda1-0
1992Barcelona-Werder Bremen1-1, 2-1
1993Parma-Milan0-1, 2-0 (koha shtesë)
1994Milan-Arsenal0-0, 2-0
1995Ajax-Real Zaragoza1-1, 4-0
1996Juventus-Paris Saint Germain6-1, 3-1
1997Barcelona-Borussia Dortmund2-0, 1-1
1998Chelsea-Real Madrid1-0
1999Lazio-Manchester United1-0
2000Galatasaray-Real Madrid2-1 (koha shtesë)
2001Liverpool-Bayern Munich3-2
2002Real Madrid-Feyenoord3-1
2003Milan-Porto1-0
2004Valencia-Porto2-1
2005Liverpool-CSKA Moscow3-1 (koha shtesë)
2006Sevilla-Barcelona3-0
2007Milan-Sevilla3-1
2008Zenit-Manchester United2-1
2009Barcelona-Shakhtar Donetsk1-0 (koha shtesë)
2010Atletico Madrid-Inter2-0
2011Barcelona-Porto2-0
2012Atletico Madrid-Chelsea4-1
2013Bayern Munich-Chelsea2-2 (5-4 në penalti)
2014Real Madrid-Sevilla2-0
2015Barcelona-Sevilla5-4 (koha shtesë)
2016Real Madrid-Sevilla3-2 (koha shtesë)
2017Real Madrid-Manchester United2-1
2018Atletico Madrid-Real Madrid4-2 (koha shtesë)
2019Liverpool-Chelsea2-2 (5-4 në penalti)
2020Bayern Munich-Sevilla2-1 (koha shtesë)
2021Chelsea-Villarreal1-1 (6-5 në penalti)
2022Real Madrid-Eintracht Frankfurt2-0
2023Manchester City-Sevilla1-1 (5-4 në penalti)

(Shënim: Ekipet e para janë fituesit e Kupës. Kupa nuk u luajt në vitet 1974, 1981 dhe 1985)

/aa