Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari, zhvilloi një takim me komandantin e Guardia di Finanza, Major Francesco Della Corte, me qëllim thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.

Palët e vunë theksin në veçanti te rritja e mëtejshme e sigurisë ndërkufitare, parandalimin e paligjshmërisë në Portin më të madh në vend, përputhja me standardet e Bashkimit Europian të procedurave portuale dhe lehtësimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve mike.

Njësisa Kufitare Detare e Guardia di Finanza prej më shumë se 27 vitesh po shërben në Portin e Durrësit për të intensifikuar bashkëpunimin në menaxhimin e integruar të kufijve, ndërsa Italia mbetet partneri kryesor i shkëmbimeve tregtare në rrugë detare.

Guardia di Finanza është një nga strukturat më të suksesshme italiane në drejtim të parandalimit të paligjshmërisë dhe bashkëpunimi me ta në Portin e Durrësit mbetet element i rëndësishëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe menaxhimit kufitar./ata