Prej 1 korrikut, kanë hyrë në fuqi pagat e reja për punonjësit e sistemit penitenciar, duke njohur kontributin dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve kanë shënuar rritje nga 9-27 %.

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vlerësimin e punës së tyre të palodhur dhe përkushtimin të qeverisë për vijimin e reformimit të sistemit penitenciar”, tha ai.

Paga e Drejtuesit të Lartë në Policinë e Burgjeve ishte 133 700 lek]ë dhe me reformën e re të pagave shkoi 170 mijë lekë.

Paga e Drejtuesit nga 123 mijë lekë shkoi në 150 mijë lekë.

Paga e Kryekomisarit nga 106 mijë lekë shkoi në 120 mijë lekë.

Paga e Komisarit nga 82 500 lekë shkoi në 105 mijë lekë.

Paga e Nënkomisarit nga 75 mijë lekë shkoi në 95 mijë lekë.

Paga e Kryeinspektorit nga 68 500 lekë shkoi në 85 mijë lekë./ata