Është hapur thirrja për kandidaturën shqiptare në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 97-të të çmimeve OSCAR.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ftoi shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film.
Afati i aplikimeve pranë QKK është brenda datës 12 shtator 2024.
Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë me metrazh të gjatë, dokumentarë dhe vizatimorë. Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta, duhet dhe ta ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 nëntor 2023 dhe jo më vonë se 30 shtator 2024.
Gjithashtu filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht. Të paktën 50% e dialogjeve duhet të jenë në gjuhën shqipe e gjithashtu edhe aktorët e stafi realizues duhet të jenë shqiptarë në masën 50%. Kriteri i fundit ka të bëjë me subtitra të sakta dhe të lexueshme në gjuhën angleze./ata