Për festën e Fitër Bajramin, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari ka përcjellë një mesazh urimi, ku thekson që të përhapim shpresën dhe tolerancës.
“Mbyllim muajin e shenjtë thotë myftiu, por të ruajmë besën e Ramazanit, të mirësisë, për të përhapur shpresë dhe optimizëm në shoqërinë tonë. Fiter Bajramit është ditë gëzimi për familjet, lutjesh dhe adhurimi për të përhapur frymën e shpresës dhe dashamirësisë.
Motra dhe vëllezër besimtarë, pas një periudhe 30 ditore ku të gjithë ne u angazhuam me agjërimin e muajit të Ramazanit, me përkrahjen e njerëzve në nevojë, me shpërndarjen e sadakave, me përuljen para duarve të zotit, me përhapjen frymës së dëshirës, tolerancës ja ku vjen edhe momenti për t’u ndarë nga ky muaj i begatë.
Bëhemi gati për të pritur natën e begatë të Fitër Bajramit, për të hyrë në një atmosferë tjetër lutjesh, adhurimesh duke festuar dhe duke gëzuar me njëri tjetrin, por duke i dëshmuar njëri tjetrit aftësinë për të ruajtur besën e Ramazanit”, shprehet ai.