Luledielli e cilësuar si një nga produktet me vlera të mëdha ushqimore ishte dikur një nga kulturat që zinte sipërfaqe të konsiderueshme në fushat e Myzeqesë, por pas viteve 90 fermerët humbën interesin për ta kultivuar.

Një prej atyre fermerëve që nuk e ka braktisur kurrë kultivimin e lulediellit është dhe Ismail Sula nga fshati Zhamë.

Kohët e fundit po vihet edhe fakti se shumë fermer qe më përpara kanë kultivuar grurë po i mbjellin tani tokat e tyre me luledielli pasi thonë se fitojnë më shumë.

Kujtim Baze specialist pranë drejtorisë së bujqësisë në Lushnje tregon se sipërfaqja e kultivuar këtë vit me luledielli ka shkuar deri në 300 hektarë, duke u katërfishuar.

Fermerët i kërkojnë sakaq ministrisë së Bujqësisë ta fusë këtë kulturë në skemat e subvencionimit./TopChannel