Ne do të zgjidhim situatën në Ukrainë dhe konfliktet e tjera në botë përmes parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara për barazinë sovrane të shteteve dhe mbi parimin e këndvështrimit mbi çështjet e sigurisë, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

 

Deklarata e Lavrov u bë nga Karakasi ku Lavrov zhvilloi një takim  me homologun e tij venezuelian, Yvan Gil.

 

“Detyra jonë është të sigurojmë që Karta e Kombeve të Bashkuara të zbatohet në tërësinë e saj dhe që e drejta për vetëvendosje të mos cenohet kur i leverdis Perëndimit”, shtoi Lavrov.