Binjakë të porsalindur u vranë dje në një sulm ajror izraelit në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, teksa babai i tyre kishte shkuar për të marrë certifikatat e tyre të lindjes.

Dy foshnjat lindën të shtunën në qytetin Deir al-Balah, por një goditje izraelite në banesën e tyre shkatërroi gëzimin e familjes për të sapolindurit e tyre.

“Sapo kam marrë certifikatat e lindjes për foshnjat e mia të porsalindura Aysel dhe Aser”, tha babai i tyre Mohammad Abu al-Qumsan për Anadolu teksa lotët i rridhnin në faqe, duke shtuar:

“Ata kanë lindur më 10 gusht. Unë isha jashtë shtëpisë, duke përfunduar dokumentet dhe më pas mora një telefonatë... Nuk prisja t’i gjeja të gjithë të vdekur”./aa