Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Ilhan Omar, fitoi zgjedhjet paraprake të mbajtura nga demokratët në shtetin Minnesota, edhe pse donatorët pro-izraelitë në SHBA mblodhën mijëra dollarë donacione për ta ndikuar që ajo të humbiste zgjedhjet.
Omar, anëtarja e parë muslimane me shami që hyri në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, në zgjedhjet paraprake luftoi kundër ish-anëtarit të Këshillit të Qytetit të Minneapolis, Don Samuels.
Omar fitoi zgjedhjet paraprake me 13.3 pikë ndaj kundërshtarit të saj, Samuels.
Në deklaratën e saj pas përcaktimit të rezultateve, Ilhan Omar deklaroi se mbështet kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
"Kjo fushatë ishte një nga fushatat më të shëmtuara, më të neveritshme kundër meje që kam parë personalisht ndonjëherë. Ne kishim një kundërshtar që ishte i gatshëm të bashkëpunonte me nazistët e vërtetë për të na mundur ne", tha Omar.
The Intercept, një faqe lajmesh në SHBA, hyri në grupin WhatsApp të quajtur "Zionistët Pro-Don Samuels janë kundër Omarit" dhe ndau të dhëna që tregojnë se rreth 100 mijë dollarë u grumbulluan në fushatën kundër Omarit në vetëm 24 orë./aa