Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Global të Turizmit të Qëndrueshëm GSTC, për ta sjellë Shqipërinë më pranë turizmit të qëndrueshëm me standardet dhe certifikimin e njohur ndërkombëtarisht.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Vilma Bello dhe Stefan Joss, përfaqësues i projektit të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Palët angazhohen të bashkëpunojnë dhe të punojnë brenda dy objektivave të mëdha: Zhvillimi i një Kornizë Kombëtare për Turizmin e Qëndrueshëm; Zbatimi i standardeve të turizmit të qëndrueshëm GSTC.

Qëllimi afatgjatë është inkurajimi dhe mbështetja e palëve të interesuara të turizmit në Shqipëri në adoptimin e standardeve të njohura nga GSTC, përmirësimin e industrisë (hotele, operatorë turistikë) dhe organizatat/bashkitë e destinacionit, si dhe arritjen e certifikimit nga Organizmat certifikues të akredituar nga GSTC./ata