Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ambasadoren e re të Austrisë në Tiranë, Monica Zach.

Hasani vlerësoi se “Austria luan një rol vendimtar për Shqipërinë, me marrëdhënie të forta tregtare, investime të konsiderueshme dhe mbështetje të palëkundur për integrimin në Bashkimin Evropian”.

Sipas tij, “Austria mbetet një partner kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt prosperitetit dhe si kontribuese në stabilitetin rajonal” .

“Pres me padurim të thellojmë edhe më tej lidhjet e forta mes dy vendeve tona”, u shpreh kryediplomati shqiptar./ata