Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein, së bashku me një delegacion të nivelit të lartë nga vendi i tij, do të zhvillojnë të enjten një vizitë zyrtare në Türkiye.

Gjatë vizitës, takimi i parë i Grupit të Planifikimit të Përbashkët Türkiye-Irak, i cili u themelua përmes Marrëveshjes Kornizë Strategjike për Bashkëpunim ndërmjet Türkiyes dhe Irakut, do të mbahet nën bashkëkryesimin e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologut të tij irakian Fuad Husein, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Takimi i katërt i Mekanizmit të Sigurisë së Nivelit të Lartë, i bashkëkryesuar nga Fidan dhe Hussein, do të zhvillohet në të njëjtën ditë me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, kreut të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës İbrahim Kalın, zyrtarëve të tjerë dhe homologëve të tyre irakianë, thuhet në deklaratë.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen disa aspekte të marrëdhënieve dypalëshe të dy vendeve dhe zhvillimet rajonale, njoftohet më tej./aa