Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Theksohet se ushtria izraelite arrestoi të paktën 12 palestinezë në bastisjet e kryera në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor gjatë natës dhe në mëngjes.

Thuhet se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është afërsisht 10.100.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se këto të dhëna nuk përfshijnë ndalimet "me mijëra" në Rripin e Gazës.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Që nga 7 tetori, 630 palestinezë humbën jetën dhe rreth 5.400 palestinezë u plagosën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa