Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacioneve që shohin dyndje çdo verë por Gjirokastrës i mjaftojnë shtëpitë e gurta, Kalaja dhe Pazari që të marrë gjithë vëmendjen e kërkuar përgjatë gjithë vitit.
Ashtu siç ndodhi në vitin 2023 edhe këtë vit ky qytet ka marrë vlerësimin si “traveler’s choise” apo “e zgjedhura e udhëtarëve” që sipas Tripadvisor u është një çmim që u jepet strukturave akomoduese, pikave turistike dhe restoranteve që në mënyrë të vazhdueshme fitojnë vlerësime shumë të mira nga vizitorët dhe renditen brenda 10 për qindëshit me vlerësim më të lartë të pronave në Tripadvisor. Kalaja e Gjirokastrës është një nga pikat që është vlerësuar pozitivisht nga vizitorët.
“Nëse doni të mësoni historinë e Gjirokastrës shkoni tek Kalaja” shprehet një vizitor që e vlerëson me 5 yje këtë eksperiencë. Sipas tij kalaja është atraksioni më i madh në qytet dhe aty do të mësoni të që doni të dini mbi historinë e kalasë.
“Hyrja në këtë kala është 400 lekë dhe ja vlen” shprehet pushuesi nga Maqedonia e Veriut sipas një vlerësimi të bërë në korrik.
Një vlerësim i gushtit po me 5 yje nënvizon se kalaja është magjepsëse dhe po kështu edhe guida. Ndërsa një tjetër vlerëson këtë eksperiencë si interesante. Në total kalaja e Gjirokastrës ka 943 vlerësime me një mesatare 4.5 nga 5.
Pazari i qytetit ka nga ana tjetër 272 vlerësime me një mesatare 4 nga 5. “Pavarësisht ditës së nxehtës të ecje në qytetet me kalldrëm të qytetit ishte këndshëm” shprehet një turist që e ka vizituar gjatë korrikut 2024.
Të renditura njëra pas tjetrës gjërat më të mira që mund të bësh në qytetin e gurtë janë së pari vizita në kala, së dyti shtëpia Skenduli e veçantë për arkitekturën lokale në shekullin e 19. Më pas vjen shtëpia e Zekateve, vizita në Pazar apo një udhëtim mbi kalë në malësitë e zonës. / Monitor