Në nisje të sezonit të ri parlamentar në datat 28-29 gusht kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ministrat janë njoftuar për një retreat që do të mbahet në këto data dhe duhet të kenë gati një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse.
Vendi se ku do të mbahet retreat-i radhës ende nuk u është bërë me dije ministrave, por Himara mund të jetë një nga destinacionet e përzgjedhura nga kryeministri Rama për të “festuar” fitoren e 4 Gushtit.
Mbledhja e fundit retreat e Ramës me kabinetin qeveritar ishte 8 muaj më parë në nisje të vitit, ku në një hotel në Lezhë, Rama mblodhi ministrat dhe zyrtarët e ministrive, si dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare./Shqiptarja