Djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti, i cili ka edhe shtetësi shqiptare i ka dërguar një mesazh kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

“Erioni është mik i mirë i babit dhe gjithë Kosovës. Tirana është sot qytet më dinamik, më i bukur, më i hapur, për shkak të Erionit. Qindra mijëra turistë e kanë zbuluar Tiranën si një qendër të re kulturore dhe sportive europiane”, thotë në një videomesazh djali i Thaçit.

 

Ai në fund shprehet se, mezi po pret të shohë se çfarë do të bëjë Erion Veliaj në mandatin e ardhshëm.

 

“Vetëm përpara, Erion”, përfundon Endrit Thaçi.

 

Ndërsa, Veliaj që e ka postuar këtë video, shprehet mirënjohës për fjalët e tij inkurajuese.

 

“Të jam mirënjohës për fjalët inkurajuese, Endrit Thaçi. E vlerësoj shumë mbështetjen tënde!”, ka shkruar Veliaj.