Data 15 gusht shënon si “feste” pasi njihet si Dita Ndërkombëtare e Relaksit.


Nuk është e habitshme që të gjithë kemi nevojë për t’u çlodhur pak e t’i largohemi për një ditë ‘jetes sonë’, duke nënkuptuar kështu larg zhurmës, stresit, punës…

Stresi ndikon negativisht në shëndetin tonë, si në atë mendor por dhe fizik.

Epo dita e sotme është e përkryer për të lënë çdo gjë në pushim dhe për t’u relaksuar.

Për disa relaks është leximi, shkrimi, një shëtitje në park.

Për disa të tjerë mund të jetë sporti, fotografia, shikimi i një filmi, spa, joga por gjithashtu takim me miqtë apo personat e zemrës.

E preferuara jonë është gjumi, mënyra më e mirë për të harruar çdo stres dhe aktivitet të lodhshëm që na konsumon në rutinën tonë të përditshme.

Dita Botërore e Relaksit u themelua nga Sean Moeller në 1985, me prejardhje nga Michigan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht kjo ditë festohej vetëm në kontinentin amerikan por teknologjia dukshëm ka bërë ‘punën e saj’ duke e bërë tashmë një festë ndërkombëtare./GazetaShqiptare