Ka një CV shumë të respektuar.
Ka studiuar në Harvard, ish-ministre e Drejtësisë dhe që nga shtatori i vitit të kaluar gruaja e parë që drejton diplomacinë japoneze për 20 vjet.
Tashmë që Fumio Kishida ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për kryesinë e Partisë Konservatore muajin e ardhshëm – dhe për këtë arsye do të largohet nga posti i tij si kryeministër – sfida tashmë ka nisur.
Prej muajsh qarkullon një emër: ai i ministres së Jashtme Yoko Kamikawa.
A do të jetë në gjendje – nëse vendos të kandidojë – të thyejë murin e lidhjeve që dominon në nivelet e larta të politikës japoneze? A do të jetë Japonia gati të ketë kryeministren e parë femër?
Në sondazhet e fundit po ecën mjaft mirë, gjithmonë në top 5-shen e kryeministrave të ardhshëm që do të donin japonezët.
Ajo është pjesë e të njëjtit fraksion me Kishida brenda LDP-së. Dhe mendimi i liderit në dorëheqje do të duhet të llogaritet për diçka në zgjedhjen e pasardhësit të tij.
Kamikawa respektohet po ashtu nga fraksionet e tjera të partisë dhe mund të dalë si një kandidate kompromisi.
Mbetet për t’u parë nëse përfundimisht do të arrijë të mbledhë mbështetje të mjaftueshme.
Pas skandaleve që kanë përfshirë partinë muajt e fundit, veçanërisht atij që ka të bëjë me financimin, “stili i kompozuar dhe i profilit të ulët mund të jetë ajo që i duhet LDP-së”, shkruante pak muaj më parë instituti Lowy.
E lindur në Shizuoka, 71 vjeçe, e diplomuar në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave të Universitetit të Tokyos, një Master në Politikat Publike nga Harvardi, një kolege në Amerikë i senatorit të atëhershëm amerikan Max Baucus, Kamikawa hyri në Parlament për herë të parë në vitin 2000.
Ajo ka qenë tre herë Ministre e Drejtësisë në qeveritë e Shinzo Abe dhe Yoshihide Suga.
Vitin e kaluar, në shtator, pas një riorganizimi të qeverisë, ajo iu bashkua kabinetit të Kishida-s.
Megjithatë, është një betejë e vështirë, duke qenë se vetëm 12% e deputetëve të partisë janë gra.
Sipas Indeksit Global të Hendekut Gjinor 2023, Japonia renditet e 138-ta nga 146 vende për sa i përket fuqizimit politik të grave.
Kamikawa ishte subjekt i komenteve seksiste.
Ish-kryeministri Taro Aso e quajti atë disa muaj më parë obasan, një fjalë e përdorur për gratë e moshuara që mund të ketë një konotacion nënçmues, duke e cilësuar atë si “jo e bukur”, pavarësisht se më vonë e cilësoi atë si një yll në rritje në politikë.
Por ajo bëri një lapsus edhe në maj kur foli për “rolin pjellor të gruas”, deklarata të cilat më pas u tërhoqën me shumë ndjesë.
Kamikawa do të duhet të përballet me figura të tjera të rëndësishme të LDP-së që mund të zënë vendin e Kishida-s në dorëheqje.
Sipas shtypit japonez, ish-ministri shumë i njohur i Mbrojtjes Shigeru Ishiba ka shprehur tashmë synimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet për udhëheqjen e partisë: ai ka provuar tashmë katër herë.
Në garë është edhe ministri Digjital Taro Kono: tashmë kreu i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, ai humbi kundër Kishida-s në zgjedhjet e fundit presidenciale të partisë.
Ai ka reputacionin e të qenit jo-konformist, betejën e tij për të eliminuar përdorimin e disketave të vjetruara nga burokracia.
Ndër kandidatët e tjerë është edhe Toshimitsu Motegi, sekretar i përgjithshëm i LDP-së, i njohur si një negociator i ashpër.
Shinjiro Koizumi, ish-ministër i Mjedisit, i cili shkoi duke bërë sërf në brigjet e Fukushimës në shtator për të qetësuar polemikat mbi sigurinë pas lëshimit të ujit të kontaminuar të trajtuar nga termocentrali bërthamor.
Dhe më pas ish-ministri i Sigurisë Ekonomike Takayuki Kobayashi dhe ministrja aktuale e së njëjtës ministri: një grua tjetër, “zonja e hekurt japoneze” Sanae Takaichi, admiruese e Margaret Thatcher, ultra-konservatore. / La Repubblica /Albanianpost