uajtjen e biodiversitetit, mbulon 21% të territorit të vendit dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Projekti EU4Nature synon të ruajë dhe të menaxhojë në mënyrë efektive zonat e mbrojtura të Shqipërisë, përfshirë Natura 2000.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim, dhe zbatohet nga UNDP dhe Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Me rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në Shqipëri synohet shtimi i listës së mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm më shumë elementë të diversitetit biologjik.  

Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri, tanimë me një sipërfaqe të shtuar në 21% të territorit të vendit

Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që bartin.

Gjatë këtij viti Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura , të cilat synojnë të garantojnë një ekuilibër mes zhvillimit të komuniteteve në zona me potencial turistik, duke mbrojtur natyrën dhe biodiversitetin./ata