Garuesit në Race Across Europe (Gara nëpër gjithë Europën) duhet të udhëtojnë nga Londra në kryeqytetin shqiptar Tiranë, duke përdorur vetëm trena, autobusë dhe tragete. Kjo fundjavë shënon fillimin e një gare trans-europiane ndryshe: në vend të makinave rally ose biçikletave të garave, pjesmarrësit duhet të kalojnë kontinentin duke përdorur vetëm transport publik.

Të shtunën, 180 garues do të nisen nga sheshi Trafalgar i Londrës në garën e dytë vjetore trans-europiane, duke udhëtuar vetëm me trena, autobusë dhe tragete për në vijën e finishit, në kryeqytetin shqiptar rreth 2000 kilometra larg.

Organizuar nga agjencia e udhëtimeve aventureske Lupin Travel, gara synon të testojë zgjuarsinë e garuesve, si në lëvizjen e shpejtë ashtu edhe në të menduarit e planifikim. Pjesëmarrësit duhet të kalojnë nëpër katër pika kontrolli gjatë rrugës, por vetëm e para prej tyre, qyteti belg i Bruges, është përcaktuar paraprakisht.

“Ne jemi të kënaqur të themi se ka një ndarje gjinore afërsisht 50-50,” tha organizatorit James Finnity. “Mosha e vrapuesve varion nga 20-vjeç deri tek pensionistët, madje ka edhe disa familje, që udhëtojnë me fëmijë. Disa nga këta garues do të përpiqen të përfundojnë kursin sa më shpejt të jetë e mundur. Ne mendojmë se do t’u duhen afërsisht 3.5 ditë – por shumë prej këtyre udhëtarëve do të zgjedhin të marrin deri në një javë për të përfunduar kursin, duke ndaluar për netë në hotele ose ndoshta edhe në plazh.”

Në një epokë ku njerëzit po inkurajohen gjithnjë e më shumë të ndërrojnë avionët që shkaktojnë ndotje, me modalitete lëzivje me emetim më të ulët, kjo garë synon gjithashtu të nxjerrë në pah kënaqësitë dhe lehtësinë befasuese të udhëtimit ndërkombëtar pa fluturime. Tani që është e mundur të fluturosh nga MB deri në Australi pa ndalesë, shumë udhëtarë janë të lodhur vetëm nga shpejtësia.

Rruga më e shpejtë është të merrni një tren për në Torino, ndryshoni trenin në Paris, më pas ndiqni bregun e Adriatikut deri në portin e Barit. Një udhëtim i shkurtër me traget për në Durrës në bregdetin shqiptar dhe mund të arrini në Tiranë me autobus për rreth 30 minuta./Monitor