Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është në pararojë të përmirësimit të sistemit kombëtar të metrologjisë, duke e harmonizuar atë me standardet evropiane.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se, “këtë vit mbas auditimit nga ekspertët ndërkombëtarë, DPM-së i është ridhënë besimi dhe kompetenca e lëshimit të certifikatave të kalibrimit nga Laboratorët e Masës, Volumeve dhe Presionit, të cilat njihen në gjithë botën”.

Sipas tij, metrologjia është shkenca e matjeve, e cila luan një rol vendimtar në sigurimin e saktësisë dhe besueshmërisë në mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Sistemi kombëtar i metrologjisë në Republikën e Shqipërisë drejtohet dhe koordinohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe përfshin laboratorët e etalonëve kombëtarë, laboratorët e kalibrimit, loboratorët e testimit dhe personat juridikë të autorizuar për kryerjen e aktivitetit të metrologjisë ligjore./ata