Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin 2025 datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka publikuar dekretin me mbishkrimin “Urime”.

Në këtë dekret udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me këtë dekret.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

/KosovaPress/